Gënjeu për të mos shkuar në punë, u kap mat pasi doli në televizion duke parë ndeshjen në stadium

8 muaj më parë
Gënjeu për të mos shkuar në punë, u kap mat pasi doli në televizion duke parë ndeshjen në stadium

Një tifoz i Glasgow Rangers, ekip legjendar ne Skoci, e humbi vendin e punës pasu u kap mat dhe genjeshtra e tij doli ne shesh duke e nxjerre zbuluar.

Thomas Meikle i kishte gënjyer eprorët e tij se ishte ende në Sevillë pasi e kishte përcjellë klubin e zemrës në finalen e Ligës së Evropës.

Mirëpo, ai ishte zënë nga kamerat në ndeshjen e Rangers ndaj Hearts në “Hampden Park”. Kamera e BBC-ë e kishte fokusuar atë, dhe si duket këtë e kanë vënë re shefat e tij meqë rast edhe e kishin pushuar nga puna.

“Nuk mund ta besoj që m’u përfundua kontrata sepse u thashë në punë që isha ende në Sevillë pasi që doja të shkoja ta ndiqja finalen e Kupës së Skocisë, dhe pastaj më shfaqën në televizion, më zunë”, ka shkruar Meikle në Twitter ku e ka bashkëngjitur videon ku shihet në ekran.

Por e keqja nuk mbaron me kaq. Mire qe humbi vendin e punes, por tifozi nuk festoi dot sic duhej sepse ekipi i tij u mund ne finale nga Eintracht Frankfurt, ekip gjerman.

Dy lajme te keqija brenda nates per kete skocez, por te pakten me nje gje eshte i kenaqur qe historia e tij tashme eshte bere virale.