Giroud emocionon Ibrahimovic me postimin e tij! Suedezi gënjeu shokët e ekipit pas operimit të Kjaer: motivi

1 vit më parë
Giroud emocionon Ibrahimovic me postimin e tij! Suedezi gënjeu shokët e ekipit pas operimit të Kjaer: motivi

Ibrahimovic përfundimisht iu nënshtrua një operacioni ne gjurin e tij dhe tani koha e tij e rikuperimit do të jetë shumë e gjatë. Njoftimi i klubit të Milanit i ka habitur të gjithë, pasi askush nuk e priste qe koha e riaftesimit te ishte kaq e madhe.

Operacioni ishte planifikuar prej kohësh për rindërtimin e ligamentit të kryqëzuar anterior. Operacioni ka qenë i suksesshëm por për suedezin flitet për një ndalesë qoftë edhe 7 apo 8 muaj. Gjërat tani janë mjaft të komplikuara sepse në këtë pikë sulmuesi me shumë gjasa do të humbasë të gjithë pjesen e pare te sezonit te ardhshëm midis periudhave të rikuperimit dhe rehabilitimit.

Terheqja duket shumë e mundshme tani, por vendimi nuk është marrë dhe shokët e tij absolutisht nuk duan ta humbin atë. Kjo u duk qarte edhe ne videon e hedhur nga dhomat e zhveshjes ne Mapei Stadium kur u tha se “qete djem sepse nuk terhiqem”…

Olivier Giroud ka postuar një histori në llogarinë e tij në Instagram me një foto të të dyve dhe një mesazh mjaft tregues: “Të uroj shërim të shpejtë vëllai im i madh. Do të kthehesh më të fortë, si gjithmonë”.

Giroud emocionon Ibrahimovic me postimin e tij! Suedezi gënjeu shokët e ekipit pas operimit të Kjaer: motivi

Ish-sulmuesi i Chelsea nuk e mendon tërheqjen per për shokun e tij të skuadrës dhe e do atë së shpejti pranë tij për beteja të tjera. Por, zbulohet nje tjeter fakt i fshehur ne Milanello. Vetem drejtuesit dhe trajneri Pioli e dinin…

Zlatan Ibrahimovic ishte gati te dorezohej dhe te kryente operacionin por e njejta gje i kishte ndodhur Kjaerit nje muaj perpara dhe nje tjeter mbyllje sezoni nga nje tjeter veteran dhe lider do te ishte nje gur i rende per grupin e ri kuqezi.

Suedezi shtrengoi dhembet dhe genjeu grupin kuqezi duke simuluar inflamacionit e tendinit. Nje Zot e di se si ka bere dhe se cfare dhimbjesh ka pasur ne forcimin e muskujve per te mbajtur gjurin, ne disa foto madje duket i lidhur fort.