Një shef rajonal i shërbimeve të inteligjencës të Ukrainës SBU është gjetur i pa jetë në shtëpinë e tij në Ukrainën qendrore, tha të dielën zyra e prokurorit të përgjithshëm.
Oleksandr Nakonechny u gjet nga gruaja e tij i dëmtuar dhe pa shenja jete në një dhomë të banesës së tyre në qytetin Kropyvnytsky të shtunën vonë pasi ajo dëgjoi të shtëna armësh, shkroi zyra në Telegram.
Lidhur me këtë autoritetet kanë nisur një hetim të hollësishëm, por nuk ka bërë komente të tjera, duke e parë të arsyeshme që të mos ndajë detaje të tjera, kjo për shkak të pozicionit që mbante Nakonechny, por edhe për mbarëvajtjen e procesit hetimor
Një politikan vendas, Andrii Lavrus, shkroi në Telegram se Nakonechny kishte lënduar veten. Informacioni nuk mund të konfirmohej menjëherë. Nakonechny ka drejtuar SBU në rajonin e Kirovograd që nga janari 2021.
Në korrik, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shkarkoi kreun e SBU, mikun e tij të fëmijërisë Ivan Bakanov, duke thënë se ai nuk bëri mjaftueshëm për të çliruar agjencinë nga spiunët dhe bashkëpunëtorët rusë.
Zelenskyy tha se do të ketë një rishikim të personelit të SBU dhe disa zyrtarë të lartë në agjenci janë shkarkuar gjatë disa muajve të fundit.