Gjendja e Tonalit, masa parprake e Milanit para ndeshjes ndaj Empolit!

1 javë më parë
Gjendja e Tonalit, masa parprake e Milanit para ndeshjes ndaj Empolit!

Trajneri i Milan, Stefano Pioli mund të detyrohet të bëjë ndryshime të shumta për ndeshjen kundër Empolit pasi lëndimet vazhdojnë të grumbullohen. Theo Hernandez është larguar nga kampi i Francës për shkak të një tendosjeje te muskujve dhe ai ka kryer kontrollet ne Milanello. Me shume mundesi do te mungoje ndaj Empolit per t’u kthyer ne Champions.

Edhe Davide Calabria është në Milanello duke u përpjekur të kapërcejë problemin e tij muskulor, edhe pse gjendja e tij eshte ok dhe mbrojtesi me shume mundesi do te jete gati qe ndaj Empolit. Ndërsa stafi mjekësor po pret te njihet me situaten e Mike Maignan.

Sipas Corriere dello Sport, Tonali nuk do të luajë sonte kundër Anglisë për shkak të një problemi muskulor që do të vlerësohet nga Milani në ditët në vijim dhe ai në fakt nuk pritet të jetë i disponueshëm për ndeshjen e parë pas pushimit kundër Empolit.

Objektivi i mesfushorit kuqezi do të jetë kthimi në fushë kundër Chelseat në Champions League në fillim të muajit të ardhshëm si një masë paraprake për të shmangur një mbingarkesë. Dy ndeshjet kundër Chelsea-t dhe ne mes Juventusi kane shume perparesi per sezonin kuqezi.