Gjergj Luca debaton me Pano Sokon: “Unë paguaj 200 mln lekë në muaj për këtë shtet”

8 muaj më parë
Gjergj Luca debaton me Pano Sokon: “Unë paguaj 200 mln lekë në muaj për këtë shtet”

Sipërmarrësi i njohur i peshkimit Gjergj Luca dhe eksperti i ekonomisë Pano Soko kanë debatuar mbrëmjen e djeshme për nismën e Ballkanit të Hapur, që synon heqjen e barrierave doganore dhe burokratike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Luca ka thënë se biznesi i tij paguan 200 milionë lekë taksa në muaj dhe komuniteti europian i ka vendosur peshkimit shqiptar kuota, duke mos e trajtuar si të barabartë me vendet e tjera. Për këtë ai kërkoi ndërhyrjen e politikës, që BE të reagojë.

Ndërkohë, eskperti Pano Soko tha se duhet të jetë qeveria ajo duhet të mbështes fermerin shqiptar. Ai solli në vëmendje rastin e Dibrës, ku fermerët po hedhin qershitë për shkak se në tregun shqiptar shitet ajo e Maqedonisë, por Luca tha se zgjidhja është konkurrenca.

Pano Soko: Ballkani i Hapur nuk është dashur të bëhet. Do jetë bujku shqiptar kundër bujkut maqedonas, kundër bujkut serb. Do jetë blegtori shqiptar kundër blegtorit maqedonas e serb. Kur ne u japim fermerëve 10 euro, Maqedonia u jep 35 euro. Qumështi maqedonas vjen më lirë, 85 lekë. Ne e kemi 150 lekë. Kanë CEFTAN ata.

Gjergj Luca: Ne nuk na merr njeri seriozisht. Ti tani këto muhabete i ke të dëgjume. unë fjalët e mia i kam të provume te puna ime. Ti më more qershiat unë po të marrë atë punë që e njoh mirë. Analiza bëhet e vërtetë kur bëhet nga vetja jote. Zgjidhja është konkurenca, tregu i hapur.

Pano Soko: Qeveria të japë lekët. Ata japin lekët. Se prodhojnë qershia më shumë. Aty qeveria jep lekët. Gjergj Luca: Qeveria or ti mik i merr lekët nga ne. Tha Buxhuku për Europën duhet lek, unë jam duke të thënë që Shqipëria do punë, do treg, do respekt. Ne bëjmë 130 milioën xhiro si sektor, nëse komuniteti europian ne do na heqi kuotat dhe do na trajtojë të barabartë me Afrikën e Veriut që nuk kanë kuota te peshkimi.

Komuniteti europian ka vendosur kuota te peshkimi. Peshkimi shqiptar do bëjë 300 milionë. Këtu duhet politika, ndihma e Europës. Ato lekë qe ikin te ato qershiat që thua ti, janë lekët e mia, janë gjaku im. Jo lekët e tua që bën emision. Unë prodhoj taksa, nga 200 milionë në muaj. Dhe kur më flet ti mua për taksa mua më vjen për të qesh.