Gjeti foshnjen në koshin e plehrave, 26-vjeçari mes lotësh: Sa e mora në krahë kuptova se…

3 muaj më parë
Gjeti foshnjen në koshin e plehrave, 26-vjeçari mes lotësh: Sa e mora në krahë kuptova se…

Një yoteri 26-vjeç së fundmi ka ndarë historinë e tij për publikun e gjërë, ku tregon se ai ka gjetur një fëmijë në koshin e plehrave. Në mmentin e parë që e pa atë fëmijë ndjeu një keqardhje të madhe, pasi si çdo shpirt njeriu kur shikon një engjëll të vogël në atë gjendje preket në shpirt.

Ngjarja yuri fill në vitin 2018, kur Jimmz Amisal po kthehej për në shtëpi nga festa e Vitit të Ri
“Kur arrita në vendin ku njerëzit po bënin zhurmë, pashë një fëmijë,” tha Jimmy për CNN. Asokohe ai ishte 22 vjeç dhe kishte shkruar në vendlindje pas pushimeve nga shkolla në Teksas. “Ishte në një grumbull plehrash dhe dëgjohej një e qarë dhe nuk kishte asnjë njeri të vetëm që donte të bënte diçka për të.”

Askush nga njerëzit që ishin aty nuk e preknin foshnjën për shkak se kishin frikë.
“Ai nuk kishte rroba. Ai kishte milingona që zvarriteshin mbi të, sepse ai ka qenë atje për disa orë. Kur e mora, menjëherë pushoi së qari.”

Që nga ai moment 26-vjeçari thotë se u lidh shpirtërish me atë foshnje dhe nisi përpjekjet për ta birësuar. Ai menjëherë e kishte marrë foshnjen 3 muajshe dhe e kishte çuar në shtëpi për t’ia treguar nënës së tij dhe gjithashtu kishte njoftuar edhe autoritetet. Të nesërmen, një zyrtar u shfaq në shtëpinë e nënës së tij për ta pyetur nëse donte kujdestarinë e përkohshme të fëmijës pasi askush nuk kishte dalë për ta kërkuar atë.

“Pasi më bëri atë pyetje, pata shumë netë pa gjumë. Kisha dyshime, por nëna ime më kujtoi se gjërat ndodhin për një arsye,” tha Jimmy për CNN. “Gjithmonë kam dashur të jem pjesë e diçkaje të madhe dhe për mua, ky ishte momenti.”

Pas pushimeve, ai u kthye në Teksas siç e kërkonte programi i vizave studentore, por e la fëmijën nën kujdesin e nënës së tij, teksa ai vazhdoi t’i mbështeste financiarisht. Një vit më vonë, në vitin 2019, Jimmy vendosi të nisë procesin për të birësuar zyrtarisht fëmijën të cilin e quajti Emilio Angel Jeremiah. Por, më vonë hasi pengesa pasi procesi rezultoi i kushtueshëm.

“Nuk ishte aq e lehtë,” shtoi ai. “Në Haiti është e vështirë të bësh gjëra qeveritare. Kur fillova procesin, m’u duk mirë, por më pas më kërkuan shumë para, por nuk kisha fonde.”

All God’s Children International, një agjenci birësimi, vlerëson se kushton mbi 40,000 dollarë për të birësuar një fëmijë nga Haiti pa përfshirë biletat e avionit, akomodimin dhe tarifat e tjera që lidhen me udhëtimin.

Kështu, në vitin 2020, Jimmy vendosi të bënte një pushim nga shkolla, ku studionte për komunikim, për t’u përqendruar te puna, në mënyrë që të mund të kursente para për të birësuar Emilio-n dhe për të ndihmuar familjen në Haiti.

Më 27 korrik, ai hapi një go fund me në internet për të ndihmuar në mbledhjen e parave për tarifat e birësimit të Emilio-s. Jimmy vendosi një objektiv prej 60,000 dollarësh dhe tani (e hënë, 22 gusht), ai ka mbledhur më shumë se 127,000 dollarë.

Edhe pse e ka tejkaluar qëllimin, ai tha për CNN se po planifikon t’i përdorë paratë shtesë për të financuar arsimin e Emilio-s dhe për të mbështetur jetimoret lokale në Haiti. Ai gjithashtu dëshiron të krijojë një organizatë jofitimprurëse për të ndihmuar jetimët dhe familjet në nevojë në Haiti.

“Unë dhe mamaja ime kishim një lidhje automatike me të. Ai më quan baba. Edhe pse jam kujdestari i tij i përkohshëm, unë e konsideroj veten baba i tij,” theksoi ai. “Unë dua që ai të jetë i lumtur. Dua ta mësoj se si të dashurojë dhe dua që ai ta dijë se edhe pse u la vetëm, ai nuk është vetëm.”