Gjinushi, rakia dhe akademia! Kështu bëhen mbledhjet e mendjeve të ndritura shqiptare në Akademinë e Shkencave

8 muaj më parë
Gjinushi, rakia dhe akademia! Kështu bëhen mbledhjet e mendjeve të ndritura shqiptare në Akademinë e Shkencave

Akademia e Shkencave, me kryetar të madhin Skënder Gjinushin, ka lidhur një marrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit “për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore”.

Ky takim i bekuar u mbajt ditën e hënë në Kryesi mes palëve, ku raportohet se ishin të pranishëm Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi; zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Tonin Vocaj.

Marrëveshja, sipas asaj që thuhet në njoftimin e ASH-së ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Policisë Shkencore me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Qendrës kërkimore “Bioteknologji-Gjenetikë”, në Akademisë e Shkencave të Shqipërisë.

Kjo, sipas tyre do bëhet për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore, në lidhje me analizat gjenetike në popullatën shqiptare.

Megjithatë, në fotot e publikuara nga takimi ka diçka që të tërheq syrin. Zotërinjve të pranishëm në mbledhje u është ofruar raki, në vend të ujit që shërbehet zakonisht në raste të tilla, shkruan ABC.

Le të themi se ishte një takim interesant. Janë ngrohur pak, se po ftohet koha tani me ardhjen e vjeshtës. Ishte Gjinushi, akademia dhe… rakia! Për hajër, djema!