‘Gjithmonë pranë teje’! Djemtë e ‘West Side Family’ bëjnë gjestin fisnik ndaj vajzës së Florit të ndjerë

7 muaj më parë
‘Gjithmonë pranë teje’! Djemtë e ‘West Side Family’ bëjnë gjestin fisnik ndaj vajzës së Florit të ndjerë

Flori nuk është më mes nesh, por gjurma e tij në muzikën shqiptare do të mbetet përherë.

Miqtë më të ngushtë, përfshirë pjesëtarët e “West Side Family” e kanë mbajtur të gjallë kujtimin e Dr. Florit. Ata e kanë përkujtuar artistin qoftë përmes këngëve ashtu edhe nëpërmjet rrjete sociale. Së fundmi, Roland Hysi dhe Armir Shahini kanë publikuar një foto me Kaltrinën, vajzën e tij.

Ajo tashmë është rritur dhe do të nisë gjimnazin. E veçanta e kësaj fotoje, është se të tre ndodhen në oborrin e shkollës “Petro Nini Luarasi”. Siç kuptohet nga fotoja, Kaltrina do të nisë gjimnazin në shkollën ku djemtë kanë shumë kujtime të bukura.

Sa bukur ët kesh miq të mirë që nuk të harrojnë edhe kur ti nuk je në mesin e tyre. Është një gjest që e bëjnë vetëm miqtë fisnikë, që nuk harrojnë të gjenden pranë edhe kur të tret dheu.

Një përgëzim i madh shkon për këta dy djem, duket energjia pozitive që transmetojnë!