‘Gledis Nano i ka shkelur në kallo qeverisë’, gazetarja Klodiana Lala: Deshi të ngrinte kokën

4 javë më parë
‘Gledis Nano i ka shkelur në kallo qeverisë’, gazetarja Klodiana Lala: Deshi të ngrinte kokën

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar shkarkimin nga qeveria të Drejtorit të Përgjithshëm të P0licisë së Shtetit. Lala tha se dyshon që Gledis Nano ka shkelur dikë në kallo përderisa nuk iu dha kohë që të përfundonte reformën që kishte nisur në policinë e shtetit, për ta pastruar institucionin nga efektivët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.

“Zoti Nano ka shkelur diku, në një pikë nevralgjike që i erdhi shkarkimi. Nëse Nano nuk i kishte përmbushur objektivat, a nuk i ka përmbushur edhe ministri i Brendshëm, objektivat?. Nëse nuk pastrohet p0licia nga kr/minelët dhe militantët, problemi do të mbetet i njëjtë për policinë pavarësisht emrit të drejtorit të ri. Për zotin Nano kam menduar se mund të sillte një frymë të re në p0licinë e shtetit. Kam menduar se nga mbështetja që vinte nga ndërkombëtarët ai mund të sillte një ndryshim. Por kam gabuar, se nuk kam marrë në konsideratë politikën shqiptare, që ia pret kokën atyre që tentojnë të ngrihen mbi palët. Pavarësisht se kishte një lloj sigurie nga ndërkombëtarët, kam harruar se politika për interesat e veta, e nxjerr jashtë loje politikën ndërkombëtare”, tha Lala.

Klodiana Lala: Ka pasur debate, edhe lidhur me hetimin që lidhet me Ervis Martinaj. Unë jam e prirur si gazetare të shkojë përtej. Ne nuk patëm mundësi të shihnim realisht se ç’ishte në gjendje të bënte Gledis Nano.

Pa u mbushur 11 muaj, ai nuk kishte përfunduar emërimet e drejtorëve dhe rokadën në polici. Ishte në fazën kur po finalizonte largimin e zyrtarëve të p0licisë së lidhur me krim/n dhe të korruptuar. Se ne kemi fakte. Kemi Jeton Lamin që shoqëronte Ervis Martinaj. Kishim ngjarjen e rëndë ku zyrtari i p0licisë teksa lëvizte me skaf g0diti një vajzë të vogël në Potam. Unë besoj se Gledis Nano ka shkelur diku në kallo. Ne kemi pasur më herët ngjarje shumë të rënda. U vr* Skerdilajd Konomi dhe nuk u shkarkua apo dorëhoq Drejtori i Përgjithshëm. Patëm kanabizim në kohën e zotit Çako, por ai nuk u largua.

Me thënë të drejtën unë mendoj se në mënyrë direkte apo indirekte mund të lidhet edhe me këtë pikë shkarkimi i Nanos. Nuk kam prova por unë dyshoj për këtë. Po të shikosh kemi nga njëra anë zhdukjen e Ervis Martinaj. Sapo flitet për zhdukjen e tij shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Ka diçka përtej mënyrës sesi doli lajmi. Pati një arkitekt për mënyrën sesi po sillej me median për shkarkimin e zotit Nano.

Kam folur për dy emra por kryeministri është i pabesueshëm. Ai rezervon surpriza, siç bëri edhe në rastin e Presidentit. Por, emrat potencialë që janë në garë. Kandidati potencial është Muhamet Rrumbullaku, që mban gradën e duhur për të marrë drejtimin e policisë. Mendohet se mund të jetë sipas mendimit të Ministrit të Brendshëm që mund të shkëpusë lidhje e policisë me krimin e organizuar. Por unë mendoj se do të jetë shumë e vështirë. Sepse, pak kohë më parë u emërua një drejtues i lartë në policinë e shtetit, por mua dhe kolegët na erdhën informacione se financohej nga një grup kriminal.

Lorenc Panganika është kreu aktual i p0licisë së Tiranës. Njihet edhe me ministrin e Brendshëm se ka qenë drejtues në Gjirokastër. Kur kandidonte zoti Nano dhe flitej si emër potencial, mendoja se duhej ta merrte drejtimin e Policisë së Shtetit, Mond Rizaj. Edhe pse nuk është artikuluar publikisht, ka një zë që zoti Rizai edhe pse në heshtje është kandidat potencial. Nuk e kam unë bindjen, e kanë rezultatet e Rizait ndër vite. Por, kushdo që do të vijë do ta gjejë policinë e shtetit me lidhje me krimin dhe bilancin e tmerrshëm 48 viktima në kaq pak muaj./News24