“Goca e dajës dashuroi një djalë, por familja nuk e mbështeti. Sot është 53 vjeçe me probleme mendore”

3 muaj më parë
“Goca e dajës dashuroi një djalë, por familja nuk e mbështeti. Sot është 53 vjeçe me probleme mendore”

Një telefonues nga Korça tha për emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan se njerëzit me probleme mendore duhet të kalojnë nën kujdesin e shtetit. Djali rrëfeu edhe rastin e një bashkëfshatari të tij me probleme, i cili qëndron gjithë ditën në sheshin e fshatit.

Sipas tij, ai ka momente kur shan, por çdo gjë do ishte më mirë nëse ai do kurohej. Më tej, i riu sqaron se ky person nuk ka familjarë të tjerë veç nënës së tij, e cila është e moshuar dhe e ka të pamundur të kujdeset për të.

Pak minuta më vonë, një tjetër telefonues nga Korça, Vladimiri, thotë se e njeh rastin në fjalë pasi kanë qenë së bashku në ushtri. Vladimiri nuk e di shkakun e problemit të tij, por e paralelizon me rastin e një të afërmeje, ndërsa shton se duhet patjetër kombinim midis familjes dhe ndihmës specifike spitalore.

E afërmja e telefonuesit është sëmu.rur mendërisht për shkak të një historie dashurie të pamundur, është përfundimi i mjekëve. Ai shpjegon se interesimi ndaj individëve të tillë, kujdesi i familjarëve dhe komunikimi i mirë ndihmon në përmirësimin e gjendjes.

“Kam një gocën e dajës dhe në moshën 24-25 vjeç, dashuronte një djalë, familja nuk e përkrahu dhe vajza e dajës tani është 53 vjeç dhe unë interesohem për të se i ati dhe e ëma e kanë bërë me probleme mendore”, tha ai.

Aldo: “Pra, e kanë konfirmuar mjekët që ka probleme?” Telefonuesi u përgjigj: “Unë interesohem për të, mënyra e komunikimit e shoqëruar me ndihmën e specialistit, ajo është e qetë, nuk është problematike. Ka të bëjë me karakterin e njeriut që ka qenë para se t’i ndodhte problemi. Edhe ushtari që kam pasur unë ka qenë një djalë shumë i sjellshëm. Po nuk e teprove, nuk të bën gjë. Thjesht të vjen gjynah pse një djalë kaq i mirë është në këto pozita”.