Goditja e Noa Lang: vjen një tjetër konfirmim! Brugge ka marë një vendim mbi De Ketelaere

8 muaj më parë
Goditja e Noa Lang: vjen një tjetër konfirmim! Brugge ka marë një vendim mbi De Ketelaere

Nuk është sekret se kuqezinjtë kanë kohë që i kanë vënë sytë te dy xhevahiret e Club Brugge: Charles De Ketelaere dhe Noa Lang, janë lojtarë të ndryshëm, por që të dy do t’i përshtateshin skemave te Stefano Piolit.

Në sezonin e fundit, De Ketelaere luajti kryesisht si sulmues, por ai mund të vendoset edhe si mesfushor sulmues dhe anësor sulmues. Ai ka shënuar 18 gola dhe 10 asistime në 49 ndeshje. Belgu 21-vjeçar vlerësohet në 35-40 milionë euro dhe në gjurmët e tij ka më shumë ekipe të mëdha. Potenciali i tij është shumë i lartë.

Holandezi Lang është gjithashtu një lojtar ofensiv: ai mund të luajë si anësor dhe fantazist. Ai së shpejti do të jetë 23 vjeç. Ka nga ata që e konsiderojnë si “kokë të nxehtë”, por ish-talenti i Ajaxi sigurisht që ka talentin për të pohuar veten në nivele të shkëlqyera. U dallua në Belgjikë dhe tani është në kërkim të fatit në një kampionat më të rëndësishëm. Kartoni kushton rreth 22-25 milionë euro.

Ditët e fundit, nga Holanda ka ardhur nje lajm nga De Teelegraf se Lang eshte afer Milanit dhe një marrëveshje praktikisht eshte kryer. E vetmja gjë që mungon do të ishte miratimi i RedBird, pronarit të ri te klubit, për të mbyllur operacionin.

Në Itali, gazetari Marco Guidi i La Gazzetta dello Sport ka shpjeguar në profilin e tij në Twitter se ka pasur dy takime për ish-talentin Ajax-in dhe se ka një marrëveshje për kontratën e tij. Milani e di shumën që dëshiron Club Bruges dhe mund ta përfundojë shpejt marrëveshjen nëse dëshiron.

Ndryshe është situata për De Ketelaere, për të cilin mund të duhet një negociatë e gjatë. Sipas Guidit, Club Brugges nuk ka gjasa të privohet nga të dy yjet e tij. Nëse belgu largohet, kjo është për shkak se dikush ka ofruar një shifër që konsiderohet të jetë mbi vlerën e tij aktuale të merkatos.