Goditja e parë e verës “financohet” nga Hauge: detajet!

1 vit më parë
Goditja e parë e verës “financohet” nga Hauge: detajet!

Lajm i mirë në merkaton e transferimeve për Milanin, i cili zyrtarisht mbërriti dje edhe pse ka ditë që tashmë dihej. Jens Petter Hauge, anësori i lindur në 1999, u shit plotësisht te Eintraht Frankfurt.

Anësori norvegjez ishte i huazuar te klubi fitues i Europa League, Eintracht Frankfurt. Vetë kompania gjermane ka vendosur të investojë 12 milionë eurot e planifikuara për shlyerjen e Hauge. Ketyre do t’i shtohen edhe 3 mln euro te tjera premio per kualifikimin ne Champions…

Prandaj djali i rritur në Bodo Glimt largohet përgjithmonë nga klubi kuqezi. Të ardhura për Maldinin dhe kompaninë, të cilët tani kanë një thesar të denjë për të riinvestuar në merkato.

Siç shkruan sot Gazzetta dello Sport, shitja e Hauge do të jetë vendimtare për financimin e goditjes së parë (të kushtueshme) të seancës verore të Milanit. Paratë që në fakt hyjnë në arkat e Milanit direkt nga Frankfurt do të riinvestohen në një lojtar specifik.

Ky është portugez Renato Sanches, mesfushori i Lille, i cili prej muajsh konsiderohet si përforcimi ideal për mesfushën kuqezi. Sanches është zëvendësuesi i përsosur për Franck Kessie, i cili zyrtarisht përshëndeti Milanin pas fitimit të Scudetto-s.

Ivoriani do të shkojë te Barcelona në transfertë të lirë, ndërsa klubi kuqezi përpiqet të përshpejtojë për të marrë po-në përfundimtare nga Sanches. Portugezi mund të arrijë me një zbritje të konsiderueshme në çmim.

Fillimisht Lille e vlerësonte 20 milionë euro, por së fundmi kërkesa ka rënë në mënyrë të pashmangshme: 10-15 milionë mund të mjaftojnë për të rrëmbyer ish-Benfica-n. Skadimi i kontratës me një vit dhe dëshira e Sanches për të ndryshuar ekip duhet ta bëjnë rrugen e Milanit më të lehtë financiarisht.

Prandaj, e gjithë shuma e mbledhur nga lamtumira e Hauge do të transferohet te Lille për të kompletuar mesfushën kuqezi. Sanches do të ishte fuqizimi ideal, sepse për karakteristikat fizike dhe teknike ai i ngjan shumë Kessie.

Gjithashtu duhet kujtuar se përveç ardhjes së mundshme të portugezit, në Milanello do të ‘rikthehen’ edhe dy mesfushorë të rinj Tommaso Pobega dhe Yacine Adli. Të dhënat sociale gjithashtu nuk gënjejnë: futbollisti 25-vjeçar ka bërë disa ‘like’ në Instagram për Milanin dhe lojtarët e tij. I fundit në imazhin e një tifozi kuqezi (gjatë Milan-Atalanta) që kishte fshirë emrin e Kessie nga fanella e tij për të vendosur atë të vetë Sanches…