Grekët kalojnë në avantazh, ndërpritet direkt ndeshja në Volos

8 muaj më parë
Grekët kalojnë në avantazh, ndërpritet direkt ndeshja në Volos

Greqi – Kosovë 1-0 (Giakoumakis 71′) 72′ – Ndërpritet ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës në stadiumin e Volosit, menjëherë pasi vendasit shënuan golin e avantazhit.

Shkak duket se janë bërë disa fishekzjarrë të hedhur anë drejtim të tifozërisë kosovare, teksa regjia greke është treguar e rezervuar, duke mos ofruar pamjet e incidentit.

Futbollistët e Kosovës janë parë shumë të tensionuar në përballjen me arbitrin, teksa Vedat Muriqi dëgjohej t’i thoshte kryesorit austriak se është vetëm një ndeshje futbolli e jo luftë.

Ndërkohë, edhe në pushim të ndeshjes tifozët e Kosovës janë sulmuar nga ata grekë, teksa sfida vijon të mbetet e ndalur, në pritje të një vendimi të dytë nga ana e arbitrit dhe vëzhguesve të UEFA-s. Ndërkohë, pas më shumë se 5 minutash, arbitri austriak thirri dy kapitenët dhe njoftoi vijimin e ndeshjes.

71′ – zhbllokohet sfida në Volos. Krosim i Mantalas dhe goditje e saktë me kokë e Giakoumakis, nuk mund të bëjë asgjë Muric, 1-0.

64′ – Giakoumakis nuk koordinohet në goditje shumë pranë portës së Kosovës, me fat Kosova. 41′ – Pasiguri e Alitit në mbulimin e Bakasetas, kapiteni grek tund rrjetën e jashtme.