Greqia na jep leksione si mbrohet populli, qeveria jep 5,5 miliardë euro deri në dhjetor

7 muaj më parë
Greqia na jep leksione si mbrohet populli, qeveria jep 5,5 miliardë euro deri në dhjetor

Qeveria greke ka marrë një seri masash për qytetarët në mënyrë që të përballojnë problemin e inflamacionit, një problem ndërkombëtar. Shuma e masave të paralajmëruara nga kryeministri gjatë fjalës së tij shkon në 5.5 miliardë euro.

Duke njoftuar masat financiare të qeverisë, Kyriakos Mitsotakis tha se 2,3 milionë qytetarë në nevojë do të marrin ndihmë financiare prej 250 eurosh deri në dhjetor. Në të njëjtën kohë, shtesa për strehim studentor do jetë nga 1000 në 1500 euro.

Lidhur me problemin e energjisë, kryeministri tha se në tetor do të shpallen stimuj dhe dekurajues për kursimin e energjisë, ndërsa do të ketë sigurim për amvisëritë me gaz.

Më në detaje: 250 euro kompensim për pensionistët e të papunët; një pagesë shtesë për përfituesit e bonusit të fëmijëve. Do ketë eshtesa për strehim për studentët, e cila rritet në 1500 euro, nga 1000 euro që ishte. Për ata që jetojnë së bashku, shtesa shkon në 2000 euro për person.

Kompensimi për ngrohje do të arrijë në 300 milionë euro nga 174 milionë euro – po zgjerohen për të përfshirë 1.3 milionë familje. Ata që konsumojnë naftë në vend të energjisë elektrike, për herë të parë do të dyfishohet kompensimi.

Subvencionimi për fermerët 60 milionë euro si mbrojtje ndaj kostos së plehrave: 50,000 blegtorë do të marrin 89 milionë euro për ushqimin e kafshëve. Përfituesit e ndërrimit të pajisjes rriten në 200,000 me 140 milionë euro nga PDE. Rrjeti do të marrë energji nga konsumatorët individualë

Do ketë 40% zbritje në kontributet e sigurimit për punonjësit e rinj. Bizneset që bëjnë punësime të reja nuk do të paguajnë tarifë referimi