Grida Duma zëvendësohet nga Ori Nebiaj

5 muaj më parë
Grida Duma zëvendësohet nga Ori Nebiaj

Një rokadë e mirëfilltë ka ndodhur tashmë mes Partisë Demokratike dhe televizionit Top Channel.

Ndërkohë që Grida Duma la PD-në dhe vendosi të shkojë si moderatore në këtë televizion, Ori Nebiaj ka vendosur që të lerë emisionin që drejtonte aty për të shkuar në PD, duke pranuar mandatin e deputetes.

Nebijaj sapo ka firmosur formularin e pranimit të mandatit në KQZ dhe tashmë do të marrë vendin e Grida Dumës, e cila nisi mbrëmë emisionin në këtë televizion.