Gruaja e Cristiano Ronaldos përjetësoi në trupin e saj fëmijën që humbën 6-muaj më parë

7 muaj më parë
Gruaja e Cristiano Ronaldos përjetësoi në trupin e saj fëmijën që humbën 6-muaj më parë

Gjasht muaj më parë Cristiano Ronaldo dhe bashkëshorja e tij Georgina humbën njërin nga fëmijët e tyre binjakë. Një moment mjaft i trishtë ky në jetën e tyre, por me forcë dhe kurajo ata kanë vazhuar para jetën e tyre.

Tani kanë kaluar disa muaj, e mungesa e vogëlushit të ndjerë ndihet, e për këtë Georgina ka vendosur që t’a përjetësojë birin e saj në një tatuzh në trupin e saj.

Modelja, e cila bashkëjeton me Cristiano Ronaldon, ishte në pritje të binjakëve, por më 18 prill, vetë sulmuesi portugez njoftoi se bebi djalë nuk ia doli të jetonte pas lindjes, ndryshe nga vajza qw mban emrin Bella Esmeralda.

Vetë Georgina ka zbuluar foton e tatuazhit të ri në Instagramin e saj, teksa është pikërisht spanjolli Berni, ai që po e pikturon atë në krahun e majtë të partneres së Cristiano Ronaldos.

Kujtojmë se pak muaj më parë ajo solli për publikun e gjërë edhe dokuentarin e jetës së saj, ku natyrisht protagonist ishte edhe ylli botëror i futbollit.

Në serialin ‘Unë jam Geogrina’, ajo tregoi jetën e saj, se çfarë fshihet prapa kamerave dhe se sa të thjeshtë ishin ajo dhe bashkëshorti i saj në jetën e tyre private edhe pse rrethoheshin me gjëra nga më luksozet.