Një grua shqiptare ka ndërruar jetë së fundmi në SHBA, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Familjarët e 67-vjeçares, tashmë janë duke kërkuar ndihmë për të sjellë trupin e saj në Shqipëri.
Vajza e saj ka organizuar një gofundme dhe fton gjithë shqiptarët ta ndihmojnë. Njoftimi po shperndahet kudo ne rrjetet sociale.
Nertila Muska shkruan: Përshëndetje, emri im është Nertila dhe po mbledh para për nënën time. Më 11 qershor 2022, nëna ime 67-vjeçare nderroi jete nga një sëmundje shumë e rrallë e kancerit në spitalin e kancerit UF Health Shands, Gainesville Fl.
Ju lutem më ndihmoni mua dhe familjen time për të plotësuar dëshirën e saj të fundit për ta marrë trupin e saj për ta varrosur përsëri në Shqipëri sa më shpejt të jetë e mundur.
Faleminderit shumë dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve për ndihmën dhe mbështetjen tuaj. I uroj të gjithëve shëndet dhe lumturi në jetën e tyre.
Nje kerkese vertet prekese dhe urojme qe gjithe shqiptaret te vene doren ne zemer dhe te ndihmojne Nertilen te beje realitet deshiren e fundit te nenes se saj te ndjere.