Gruaja si Rocky Balboa, e bën leckë burrin e shkretë në parkun në Sarandë, qytetarët bëjnë sehir (video)

6 muaj më parë
Gruaja si Rocky Balboa, e bën leckë burrin e shkretë në parkun në Sarandë, qytetarët bëjnë sehir (video)

Zënkat dhe mosmarrëveshjet mes femrave e meshkujve janë rritur ndjeshëm së fundmi në Shqipëri dhe kjo gjë duket cdo ditë në rrugët tona.

Këtë e përforëcon edhe fakti i rritjes së madhe të rasteve të divorceve në vendin tonë. Shkaqet janë nga më të ndryshmet.

Situata është aq keq saqë shumë cifte nuk e durojnë dot më njëri-tjetrin dhe këtë gjë nuk e kanë problem ta shprehin publikisht.

Nga video e publikuar së fundmi në JOQ Albania duket se si një grua dhe një burrë bëjnë spektakël falas në parkun në Sarandë.

Arsyeja pse janë kapur prej flokësh me njëri-tjetrin ende nuk dihet, por video tashmë është bërë virale dhe për dicka të vjen habi.

Qytetarë të shumtë që ishin të pranishëm, në vend të ndërhynin ose të lajmëronin policinë, rrinine  bënin sehir dhe filmonin me telefon.SHIH VIDEON