Pas 12 vitesh jetë një grua nga Australia i kthye në mashkull, pasi kupti se kishte bërë një gabim. Menjëherë pas kësaj ajo ka hedhur në gjyq psikiatrin e saj.
Arsyeja ishte se ky psikiatër kishte kiratuar trajtimin e saj hormonal, vetëm pas një takimi. Më pas ai i kishte bërë dy operacione duke e shndërruar atë në mashkull.
Jay Langadinos tani është 31 vjeçe, ndërkohë që ndërhyrjet kirugjikale i ka kryer në moshën 19-vjeçare. Kjo gjë ndodhi në vitin 2010. Vjaza aso kohe kishte pyetur psikiatrin e sa, nëse është e përshtatshme që ajo të ndërronte gjininë.
Por tani në moshën 31- vjeçare ajo ka kuptuar se nuk ndihet aspak mashkull dhe pretendon se Dr. Patrick Toohey ka firmosur për operacionet e saj të tranzicionit gjinor pa e marrë shumë në konsideratë.
Pas takimit të tij të parë me adoleshenten, Toohey arriti në përfundimin se Langadinos vuante nga disforia gjinore dhe ishte e aftë për terapi testosteroni.
Langadinos pati një takim tjetër me Toohey në shkurt 2012 dhe i tha atij se ishte e etur që t’i nënshtrohej një operacioni për të hequr gjoksin si pjesë e tranzicionit të saj.
Toohey miratoi mastektominë e dyfishtë për pacienten e tij, e cila iu nënshtrua procedurës në prill të atij viti.
Një muaj më vonë, Langadinos u takua me Toohey për herë të tretë dhe të fundit për të diskutuar heqjen e mitrës.
Tani, gati një dekadë më vonë, Langadinos e cila nuk identifikohet më si mashkull, ka hedhur në gjyq Toohey për neglizhencë profesionale, duke pretenduar se ai nxiti terapinë e saj hormonale edhe pasi ajo i tha se vuante nga fobia sociale.
Ajo gjithashtu pretendon se ai u tregua neglizhent duke mos i rekomanduar asaj të merrte një opinion të dytë përpara se t’i nënshtrohej operacioneve.