Ndonëse një ditë më parë shkaktuar trazira, duke patur perleshje me forcat e policisë, mesdita e kësaj të mërkure i ka gjetur më të qete tifozët holandezë, të cilët ndodhen në Tiranë në kuadër të ndeshjes finale të Conference League, mes Feyenoord dhe Romës.
Festën nuk ua prishi as ngritja e flamurit të ekipit kundërshtar, Romës, ‘armik i përbetuar’ në mbrëmjen e sotme, ku do të luhet për trofeun e madh.
Ishte pikërisht një familje shqiptare, e cila mesa duket bën tifo për ekipin e Romës në këtë finale, e cila shpalosi flamurin verdhekuq përgjatë pedanoles e përcaktuar si zonë për grumbullimin e tifozëve holandezë.
Që ne shqiptarët jemi popull trim, kjo nuk diskutohet. E kemi në gen qëndresën dhe e shfaqim kudo, por ky veprim nga familja shqiptare ishte paksa e tepruar. Nuk i dihet kurrë me holandezët.
Të dalësh me flamurin e Romës para tifozëve holandezë ditën e finales së Conference League… Të paktën kanë dicka për të treguar për batutë, kur e gjitha kjo të mbarojë.