Juristi në profesion, Geri Kusi, thotë se në Shqipëri mund të blesh një shtëpi nëse bën disa punë dhe të kesh një pagë relativisht të mirë. Aldo: Me ç’ para do e blesh shtëpinë ti vëlla? Geri: Me shpenzimet e mia dhe ato çfarë kam mbledhur gjatë gjithë kësaj periudhe. Në Shqipëri, një i ri e ka mundësinë financiare që të blejë një shtëpi.
Aldo morning show: Po si e ka mundësinë? Geri juristi: E ka mundësinë financiare me të gjitha mënyrat sepse nëse punon në Shqipëri është e mundur të blesh një shtëpi. Aldo: Domethënë, më fal, ka të tjerë, ka shumë njerëz, që jo sa je ti 25, po kanë 30 vite që punojnë dhe janë me kredira të frikshme.
Geri juristi: Nuk është puna te kredia, nëse punon në Shqipëri, nëse ke një rrogë bazë relative të majme, e blen një shtëpi. Aldo moderatori: Cili zanat e ka rrogën relative të madhe? Geri Kusi: Mund të punosh gjithkund, mund të bësh 2,3 punë, mund të punosh shumë.
Aldo: Ti thua që po bërë 3-4 punë, do ta blesh një shtëpi. Geri Kusi: Po. Sa i përket pagës që ai e konsideron të mjaftueshme për të blerë një shtëpi, Geri shqipton një shifër, disi të habitshme për Aldon dhe gazetaret e programit.
Albana Çaushaj: Sa duhet ta ketë pagën një njeri në shqipëri që të ketë mundësi të marrë një shtëpi. Geri Kusi: Nëse luan deri tek 600 mijë lekë të vjetra. Albana Çaushaj: Unë bëj dy punë, personalisht, dhe kam shumë vite që bëj dy punë që e kaloj patjetër, por nuk mundem akoma të blej një shtëpi.
E habitshme se si formula të tilla “suksesi” hidhen pa shumë mendje dhe me tendencë serioziteti. Metri katror në Tiranë varion nga 1000-1200 euro për zona krejtësisht normale, jo zona vilash. Geri mund të jetë jurist i mirë, por për ekonomi nuk ia thotë.