Habit Stresi: Shpresoj të bashkohem me ish-bashkëshorten

2 muaj më parë
Habit Stresi: Shpresoj të bashkohem me ish-bashkëshorten

Pas deklaratës së djeshme të Stresit, ku ai në një bisedë me banorët rrëfeu se ish bashkëshortja e tij Keisi, ishte e vetmja banore që do të bënte atë të linte shtëpinë e madhe të Big Brother VIP Kosova, Stresi bëri sërish një tjetër deklaratë bombë.

Po! Sërish kjo deklaratë e tij ka të bëjë me ish bashkëshorten e tij Keisi.

“Po mendoj me i dhënë edhe një rast jetës time dhe me i harru disa gabime që i kam bërë dhe shpresoj që mbas Big Brother unë të bashkohem me ish-bashkëshorten time”, deklaroi ndër të tjera Stresi.

Shihni më poshtë videon e deklaratës së tij brenda shtëpisë së BBVK.