Hakerat nxjerrin e-mailin e Gledis Nanos: Në shënjestër do jetë Albin Kurti

3 muaj më parë
Hakerat nxjerrin e-mailin e Gledis Nanos: Në shënjestër do jetë Albin Kurti

Në vitin 2021, institucioni NJKT në Kosovë ka zbuluar planin e vra.sjes së kryeministrit Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria.

Të paktën kështu rezulton në një dokument të bërë publik këtë të hënë nga hakerat, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.

Në dokument theksohet se NJKT në Kosovë ka marrë informacione për aten-tat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.

I dyshuari është Prek Kodra, shtetas shqiptar. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snaj-perëve. Ai dyshohet se është përfshirë në disa ngjarje të forta në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra mendohet se jeton në Shkodër, ndërsa vepron në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës.

Sipas Policisë Shqiptare, ky person është me precedent. Në shtator të vitit të kaluar u pezullua urdhri i kërkimit. Sipas informacioneve, objektivi i parë do të ishte Ismet Haxha.

Objektivi i dytë ishte Xhavit Haliti, i cili do të etiketohej një muaj pas Haxhës për t’u dukur si hakmarrje. Më pas, do të synohej edhe kryeministri Albin Kurti. Sipas informacioneve, qëllimi i këtyre ngjarjeve është destabilizimi i Kosovës. Po ashtu, në dokument theksohet se të tre ngjarjet do të kryheshin në 4 muajt e ardhshëm.