‘Hapni shtëpitë publike’, reperi i bën kërkesën e prerë Albin Kurtit

4 javë më parë
‘Hapni shtëpitë publike’, reperi i bën kërkesën e prerë Albin Kurtit

Në mesin e artistëve që kanë reaguar për ngjarjen e ndodhur në Kosovë, ku një 11 vjeçare u përdhunua nga 5 persona, është edhe reperii njohur Getinjo.

Reperi ka shprehur indinjatën lidhur me këtë rast, për më tepër për të gjithë ata që mendojnë se ngjarje të tilla ndodhin pasi janë vetë vajzat që provokojnë me veshjet e tyre.

“O njerëz të dashur! Leni bre komentet dhe postimet e tipit ‘Kqyre qysh vishet, kqyre qysh lyhet e sene-rende’, o jarana, o shoqëri, nuk janë këto arsye – palidhje po i shkruani.

Përdhunimi është i paarsyeshëm, pikë! Mos ju rastistë kurrë në familje se keni për ta parë dhe ndjerë vet. Ruaje fëmijën, ruaje veten, po më së shumti ruaje nderin”, ka shkruar ai.

Më pas, ai i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të hapë shtëpisë publike, pasi sipas tij, vetëm në këtë mënyrë do të ndalen këto fenomene negative që po ndodhin në shoqërinë shqiptare.

“Albin Kurti, ndoshta dukuria negative ‘dhunim’ nuk ndalet përgjithmonë, por i sigurt jam që do të rrallohet ekstrem. Lejo shtëpinë publike, njerëzit që kanë probleme seksuale paguajnë dhe shkojnë shfryhen! Të kërkoj falje që të bëra tak, por kryeministër të kam”, ka shkruar reperi.