Herën e fundit kushtonte 18 mln euro, rritet sërish çmimi i Brojës! Ja sa kushton tani

8 muaj më parë
Herën e fundit kushtonte 18 mln euro, rritet sërish çmimi i Brojës! Ja sa kushton tani

Armando Broja është një nga emrat më të lakuar këtë merkato dhe ende nuk dihet saktësisht se cfarë do të ndodhë me të ardhmen e shqiptarit.

Vlera e tij është rritur sërsih së fundmi. Herën e fundit kushtonte 18 milionë euro, sipas Transfermarkt tani vlera e shqiptarit është 22 milionë euro.

Në fakt kjo është pak a shumë edhe shuma që kërkon Chelsea për të mes 20-30 milionë euro maksimumi. Interesimet për Brojën janë nga Premier League por edhe nga Serie A.

Herën e fundit kushtonte 18 mln euro, rritet sërish çmimi i Brojës! Ja sa kushton tani

Sipas asaj që raporton “Il Mattino”, Napoli ka nisur bisedimet me Çelsin, ekip që zotëron kartonin e shqiptarit ku i ka bërë me dije klubit të De Laurentisit se Armando Broja kushton 30 milionë euro dhe për të hapur negociatat midis palëve.

Napoli e sheh si zëvendësuesin ideal të Viktor Ozimhen, por mesa duket De Laurentis do të provojë ta mbajë në skuadër nigerianin për të krijuar një dyshe sulmuese me Brojën.

Në sezonin që përfundoi me fanellën e Sauthemptonit në të gjitha kompeticionet, Armando Broja u aktivizua në 38 ndeshje ku arriti të shënonte 9 gola dhe të dhuronte gjithashtu edhe 1 asist.