“Humba virgjërinë me gruan time”, 25-vjeçari rrëfen dashurinë me 62-vjeçaren

6 muaj më parë
“Humba virgjërinë me gruan time”, 25-vjeçari rrëfen dashurinë me 62-vjeçaren

Në programin e  “Abc e Mëngjesit” ishin të ftuar çifti më i famshëm i TikTok. Jo një çift i zakonshëm, të ndryshëm nga sa jemi mësuar të shohim Quran dhe Cheryl kanë një diferencë moshe prej 37 vitesh. Ata kanë thyer të gjitha stereotipet e stigmës që rrethojnë marrëdhëniet.

Kimia midis këtyre të dyve ka vërtetuar se mosha është vetëm një numër. Përveç rrëfimit të dashurisë së tyre, çifti foli dhe për jetën e tyre seksuale. Jo vetëm të famshëm në TikTok dhe Instagram, ata janë të famshëm edhe në platformën “Only Fans”.

Të pyetur nga moderatori Alban Musa se çfarë përmbajtje ka llogaria e tyre në “Only Fans”, Quran u përgjigj se ata postojnë momentet e tyre intime. Gjithashtu ato u shprehen se nuk e kanë aspak problem të ndajnë me ndjekësit momentet e tyre nga shtrati.

“Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Ai do që unë të shikoj çfarë poston dhe unë e di çdo gjë që është duke ndodhur.”, shpreh Cheryl. Ndërsa për Quran kur kjo llogari u hap nuk postonin asgjë, derisa ishin njerëzit ata që kërkonin të dinin më shumë nga jeta e tyre private.

“Kishin njerëz që kërkonin të dinin më shumë, na thoshim të postonim dhe pse jo. Unë e humba virgjërinë time me grua time na lini të mendohemi pak dhe u dhamë një mundësi pastaj për të parë më shumë”.

Një situatë e lezetshme dhe aspak normale mes çiftit, por duket se nuk e kanë aspak probleme. I riu u mendua se u lidh për lekë me zonjën e tij, por duket se dashuria nuk pyet për asgjë në botë./abcnews.al