Ylli i X Factor, Tom Mann ka publikuar një video me të fejuarën e tij. Danielle Hampson ndërroi jetë muaj më parë në ditën e tyre të dasmës.
Videoja tregon momentin teksa ata qeshin dhe kërcejnë në dhomën e tyre të ndenjes. Krahas videos, këngëtari i njohur ka shkruar dhe disa fjalë prekëse.
Ai shprehet se nëse do ta dinte që do të ishte kërcimi i fundit, nuk do t’ja lëshonte kurrë dorën. “Ti ishte gjëja më e bukur në këtë botë.
Tre muaj pa mundur të të mbaj për dore dhe të ndjek drejtimin tënd. Unë jam shumë i humbur pa ty.”, ka shkruar këngëtari i X Factor krahas videos.
“Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por e dashura ime Dani – mikesha ime më e mirë, gjithçka imja dhe më shumë, dashuria e jetës sime – mbylli syte në orët e para të mëngjesit të së shtunës, 18 qershor.
Ajo që supozohej të ishte dita më e lumtur e jetës sonë përfundoi me një tragjedi që më theu zemrën. Ne kurrë nuk arritëm në altar”, shkruante kengetari kur ndodhi ngjarja.