“Humbje e madhe”, Jeff Bezos humbet vendin e tij të milarderit

6 muaj më parë
“Humbje e madhe”, Jeff Bezos humbet vendin e tij të milarderit

Biznesmeni Jeff Bezos sapo humbi statusin e tij si personi i dytë më i pasur në botë, duke rënë në vendin e tretë. Manjati indian i biznesit Gautam Adani i ka zënë vendin teksa ngjitet me shpejtësi në rangun e Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Elon Musk, ende personi nr. 1 më i pasur me 260 miliardë dollarë në llogari, mund t’i duhet të kujdeset për pozitat e tij. Adanit i janë dashur më pak se 10 muaj për të arritur vendin e dytë pasi e nisi vitin me renditjen në vendin e 14-të dhe shpejt i ngjiti shkallët pozicionimit.

Kjo është hera e parë që një person nga Azia renditet kaq lart në listën e Bloomberg. Pasuria prej 146.9 miliardë dollarësh e Adanit, e lidhur kryesisht në zotërimet e konglomeratit të tij të gjerë Adani Group, ende është shumë pas 260 miliardë dollarëve të Musk.

Aksionet e disa kompanive Adan janë rritur më shumë se 1000% që nga qershori 2020 – duke reflektuar optimizmin e investitorëve për fuqinë e konglomeratit në fusha si infrastruktura dhe energjia e rinovueshme që kryeministri Narendra Modi i ka prioritizuar për zhvillim.

Pasuria neto e Bezos ra në 145.8 miliardë dollarë, sipas Bloomberg, pasi aksionet e teknologjisë u ulën shumë të premten. Kjo ka bërë që pasuria e tij të zbres goxha dhe të ketë zbritje dhe në listën e më të pasurve.

Bezos mori një tjetër ulje të ardhurash në momentin që u divorcua nga gruaja e tij. Ai i dha një pjesë të madhe të pasurisë. Bezos mbetet një nga legjendat e biznesit në botë.