I bllokuan rrjetet sociale, Andrew Tate jep mesazhin e tij te fundit

7 muaj më parë
I bllokuan rrjetet sociale, Andrew Tate jep mesazhin e tij te fundit

“Mesazhi përfundimtar” nga Andrew Tate.Ai ka dhënë një përgjigje një orë te gjatë për ndalimin e tij nga mediat sociale përmes Yotuber-it tamshmë i kthyer në boksier Jake Paul

Nga pikëpamjet e tij për gratë ditët e fundit Tate një ish-kampion i botës në kikboks është pezulluar nga TikTok,Yotube,Facebook dhe Instagram.Paul,kundërshtari i tij menjëherë i ka dal ne mbrojtje Tate-it duke theksuar se e drejta për lirinë e fjalës është mbi gjithçka,duke lënë mënjanë k*nfliktin midis tyre.

Ne fillim të videos se publikuar nga Jake Paul,Tate flet per fëmijërinë e tij te veshtirë ne Çikago.

“Jam shumë, shumë i lumtur që jeta ime ka qenë e vështirë, sepse është e vështirë të bëhesh njeri i aftësive të mia pa mundime, pa u përballur me vështirësi dhe pa kapërcyer vështirësi shpesh të pakapërcyeshme”, thotë ai. “Edhe që në moshë shumë, shumë të re, më mësuan se të shkosh te autoritetet dhe të qash dhe të shpresosh se dikush tjetër do të zgjidhë problemet e tua nuk është mënyra si sillet një burrë”.

“Asnjë grua nuk po del përpara duke thënë se Andrew më goditi. Zero! Videoja e vetme mes meje dhe gruas është me akte konsensuale, ajo doli vullnetare dhe tha se ishte një lojë. Asnjë grua nuk po pretendon se unë jam person i keq ose mizogjen”, ka thënë Tate

Tate gjithashtu pretendoi se klipi i tij në TikTok ishte keqkuptuar dhe pikturoi imazhin e tij global si “fytyra e së keqes”.

“Është një klip i keqinterpretuar. Është çmenduri për mua që jam bërë fytyra e së keqes, me klipe të keqkuptuara, jashtë kontekstit në TikTok, pa patur asnjë akuzë penale”.