I dedikoi këngë asaj dhe të motrës, Megi Pojani: Lironi Cllevion (video)

8 muaj më parë
I dedikoi këngë asaj dhe të motrës, Megi Pojani: Lironi Cllevion (video)

Kleviol Ahmeti, apo i njohur si Cllevio, ka qenë kryefjalë e mediave gjatë ditëve të fundit dhe tani ndodhet në qeli dhe ka gjyqin e radhës shumë shpejt.

Ndërkohë në rrjetet sociale është publikuar dhe kënga e tij me titull “Paridi”, në tekstin e së cilës përmendet dhe Megi Pojani dhe e motra, Ina.

Duket kënga i ka pëlqyer dhe Megit, e cila ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shihet duke vallëzuar nën ritmet e këngës ndërsa kërkon dhe lirimin e Cllevios! “Lironi Cllevion”, thotë Megi. SHIKO VIDEON

Megi merr gjithmonë vëmendjen me fotot që ndan në rrjete sociale por përballet gjithashtu me paragjykime. Për këtë, ajo thotë se nuk e ndien presionin e gjykimit, por vlerëson feminitetin e saj.

“Meg, nëse futesh në rrjetet e tua sociale, shikon shumë video dhe foto provokuese, në sensin që për vajzat dhe gratë në Shqipëri, duken pak provokuese, të bezdisin komentet. Duken pak provokuese.”, iu drejtua Donaldi ndërsa Megi ia kthen: “Nuk më bezdisin fare”.

“A ndihesh e gjykuar nga komentet?”, ishte pyetja që i bëri aktori. “E gjykuar jam, por nuk e kam presionin e të ndjerit e gjykuar, por e di që gjykohem. Më pëlqen të jem e pacipë dhe të shijoj feminitetin tim. Të jesh grua është fat dhe privilegj shumë i madh.”, tha Megi e ftuar para pak ditesh ne “Me ler te flas”.