Nëse humbni telefonin tuaj në xhungël nuk prisni që të gjeni foto në të apo jo? Kush do t’i shkrepte fotot nëse në xhungël ka vetëm kafshë?! Epo nga historia e një të riu nga Malajzia do të kuptoni shumë gjëra.
Zackrydz Rodzi poa se kur u zjgua nuk e gjeti telefonin e tij pranë krevatit dhe menjëherë mendoi se ia kishin vjédhur, në fakt po, por jo nga njeriu dhe askush nuk mund ta merrte me mend se kush është i dyshuari kryesor.
Rodzi mori telefonin e të vëllait dhe filloi t’i binte ziles për të gjurmuar të tijin dhe pas shumë kërkimesh ai e gjeti telefonin e tij në pyllin më të afërt të shtëpisë. Telefoni ishte hedhur në baltë por “hajdùti” kishte lënë prova në të.
“Hapa galerinë e fotove dhe boom! Gjithçka ishte e qartë, qindra foto selfie”, tha Rodzi.Në telefon u gjetën selfie nga majmuni që kishte marrë telefonin, i cili përveç vetes kishte fotografuar edhe natyrën dhe një majmun tjetër.
Rodzi tha që sa më shumë foto shikonte aq më shumë i kalonte inatin për vjédhjen, pasi ishte i mahnitur se si majmuni kishte zbuluar të bënte foto dhe madje disa shumë të qarta.

Kjo histori ka bërë xhiron e botës dhe ëhtë bërë virale në rrjetet, komentet kanë qenë nga më të shumtat dhe të ndryshmet. Një histori aspak e zakontë!