I humbur nga radarët, drejtuesit tani mund t’i japin “dritë jeshile” në janar!

8 muaj më parë
I humbur nga radarët, drejtuesit tani mund t’i japin “dritë jeshile” në janar!

Mbrojtësi i Milan, Matteo Gabbia ka humbur nga radaret dhe po perpiqet të marrë kohë për të luajtur – pasi hapesirat ne mbrojtje jane mbuluar totalisht sidomos pas ardhjes edhe te Malick Thiaw – dhe ai vazhdon të jetë i lidhur me një largim, me Sampdoria që thuhet se është e interesuar.

Pati zëra të ndryshëm gjatë afatit kalimtar të verës që sugjeronin se Gabbia mund të huazohej për sezonin 2022-23 duke pasur parasysh pozicionin e tij në hierarki qe vjen pas treshes Kalulu-Tomori-Kjaer dhe tani edhe pas Thiaq qe ende nuk ka debutuar.

Por largimi i tij nuk ndodhi edhe pasi Malick Thiaw u nënshkrua nga Schalke 04 ne menyre te perhershme, që do të thotë se ai është zgjedhja e katërt ose e pestë nga pesë qendërmbrojtësit në skuadër.

Sipas një raporti nga Calciomercato.com, Sampdoria ishte e interesuar për nënshkrimin e Gabbia-s në huazim gjatë verës dhe ata qartësisht kanë mbajtur një sy në mungesën e kohës së tij të lojës, pasi interesi i tyre për ta sjellë atë në fushë vazhdon.

Ata pritet të bëjnë një përpjekje të re për të nënshkruar me 22-vjeçarin në janar, kur të hapet merkato dimërore, dhe me Fikayo Tomori, Pierre Kalulu, Simon Kjaer dhe Thiaw përpara Gabbia, kuqezinjtë mund të vendosin të ndryshojnë qëndrimin e tyre.