“I lumtur që debutova me fanellën e Shqipërisë, unë e bëra detyrën time”

8 muaj më parë
“I lumtur që debutova me fanellën e Shqipërisë, unë e bëra detyrën time”

Adrian Bajrami është shprehur shumë i lumtur për debutimin me Kombëtaren, ndonëse nuk morën dot fitore. Duke folur për emisionin “Kuqezi”, mbrojtësi theksoi se a bëri detyrën që i ishte caktuar, ndërsa shtoi që shpreson që të luajë ndeshje të tjera me Kombëtaren në të ardhmen.

Debutimi: “Jam shumë i lumtur me debutimin, besoj se bëra një lojë të mirë, në fillim isha pak me emocione, ndërsa në pjesën e dytë kisha më shumë besim.”

Kombëtarja: “Shpresoj, unë kam personalitet ashtu ushtroj dhe ashtu luaj. Shpresoj të jem pjesë e Kombëtares edhe në të ardhmen.”

Si u ndjetë me mbrojtjen me tre? “Ajo ishte detyra jonë, në pjesën e parë kishim pak vështirësi, pastaj në pjesën e dytë e kishim më të lehtë.”

Cekiçi: “E kemi parë edhe në dy ndeshjet e fundit ndodh e njëjta gjë. Rrotullohemi atje në zonë dhe bllokohemi. Nuk e di pse ndodh. Le të shpresojmë që me fillimin e kampionatit të ndryshojë. Besoj se nuk ka të bëjë me skemën. Ndihem më mirë në numër 10-sh. Nëse do kishte ëinger, do bëja rrotacionin me të”.

Vrioni: “Kërkuam të fitonim ndeshjen. Patëm raste. Në pjesën e parë pata unë një rast me kokë, patëm më shumë raste. Tani duhet të pushojmë dhe të bëhemi gati për në shtator në Nations League. Unë besoj te ky grup. Në shtator do të kërkojmë të marrim maksimumin e pikëve. Në stërvitje punojmë të gjithë së bashku për të kërkuar golin edhe në ndeshje. Do kërkojmë ne sulmuesit të bëjmë gola që Shqipëria dhe tifozët të fitojnë. Mesfushorët na kërkojnë. Duhet të japim vetëm maksimumin dhe të bëjmë gola, sepse është ajo që trajneri na kërkon”.