I merrnin me qira nga Europa dhe u çaktivizonin GPS, zbardhet skema si shqiptarët shesin makina kontrabandë

6 muaj më parë
I merrnin me qira nga Europa dhe u çaktivizonin GPS, zbardhet skema si shqiptarët shesin makina kontrabandë

Shpikjet e shqiptarëve për të fituar para janë nga më të ndryshmet, por kjo që mësuam sot qenka një perlë e vërtetë. Sigurisht, meriton të futet në qeli, kjo nuk diskutohet.

Detaje të reja janë zbuluar nga skema e trafi.kimit të 7 mjeteve luksoze që u sekuestruan nga policia gjatë ditës në djeshme në operacionin “Luxury”. Mësohet se shtetas nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut merrnin me qera mjete luksoze nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian.

Më pas ata hynin në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës dhe Qafë-Thanës. Këta persona çaktivizonin GPS e makinave dhe më pas i deklaronin të vjedhura.

Makinave u modifikohej numri i shasisë dhe më pas përdoreshin për biznes në Shqipëri duke i dhënë me qera. Gjatë ndërhyrjes së zhvilluar ditën e djeshme ra në pranga 52-vjeçari Klaudio Begaj.

Si është e mundur që po shtohen shumë ngjarjet me imazh negativ për shqiptarët? Cili është problemi ynë me veten? Mos vallë kjo temë fillon dhe mbaron me ekonominë?

Po vendet e tjera, pse nuk lakohen kaq shpesh në mediat e huaja? A jemi vërtet e keqja e Europës?