I ngeli ushqimi në fyt, kamarieri shqiptar shpëton turisten në restorant

8 muaj më parë
I ngeli ushqimi në fyt, kamarieri shqiptar shpëton turisten në restorant

Gjithçka ndodhi në një restorant në Ghar Lapsi në Maltë. Eshtë një histori e paparë, me protagonist kryesor një shqiptar i cili jeton jashtë vendi.

Një kamarier shqiptar u cilësua si ‘hero’, pasi shpëtoi nga mbytja një turiste që po jepte shpirt për shkak të ushqimit. Kjo histori është raportuar edhe në mediat lokale.

Shqiptari Endri Demaj ishte kamarier në këtë restorant. Patricia Neto, 73-vjeçe po konsumonte ushqim kur u mbyt nga një thelë mishi, një situatë që ndodh shpesh kur klientët nuk tregojnë kujdes.

Vetë e moshuara, Patricia ka rrëfyer për mediat se nuk mund të merrte frymë e se ishte e sigurt se do të humbte jetën. Miqtë e saj thirrën për ndihmë kamarierin dhe Endri u përgjigj shpejt, duke ia hequr nga fyti.

Pasi ia doli, njerëzit që ishin të pranishëm në restorant filluan të duartrokasin. Ja që ka edhe shqiptarë ‘heronj’, jo vetëm nga ata që merren me biznese të dyshimta…