I ngjan shumë Shakirës: Piqué ‘kapet’ duke u puthur me të dashurën e re

1 muaj më parë
I ngjan shumë Shakirës: Piqué ‘kapet’ duke u puthur me të dashurën e re (VIDEO)

Futbollisti i njohur Gerard Piqué prej kohësh është përfolur se është përfshirë në një lidhje të re dashurie, për të cilë nuk ka folur asnjëherë publikisht.

Thuhet se ai e ka prezantuar atë me prindërit e tij, por gjithashtu prej kohësh fansat e tij që kanë parë fotot e tyre janë shprehur se Vlaria ka një ngjashmëri të madhe me këngëtaren e njohur Shakira.

Gjithsesi qëndrimi i tyre i fshur ka marrë fund, pasi paparazët kanë kapur futbollistin me të dashurën e tij të re Claria Chía Marti.

Ata janë fotografuar për herë të parë së bashku. Dyshja e përfolur ndoqën një koncert të Dani Martin në Summerfest Cerdanya, ku shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Pamjet dolën në dritë në rrjetet sociale të programit El Gordo y la Flaca (Univisión). Sipas mediave vendase, çifti janë bashkë që prej shkurtit, kur ai ishte ende me Shakirën. Futbollisti dhe diva e muzikës pop i dhanë fund lidhjes së tyre pak muaj më parë.