Sipas asaj që raporton gianlucadimarzio.com, Milani është në kërkim të një mesfushori të ri. Përveç Renato Sanches, me situatën që është komplikuar, kuqezinjtë kanë ndjekur edhe Enzo Fernandez: te argjentinasi i River Plate janë futur edhe Benfica dhe Wolverhampton, me klubin e Premier League aktualisht në krye.
Duke folur për Sky Sport, Gianluca Di Marzio megjithate ka azhornuar te fundit: “Ndërsa presin nënshkrimet e Maldinit dhe Massara për rinovimin e kontratave, Milani ka një tërheqje të madhe në merkato.
Botman po pret kuqezinjtë, Enzo Fernandez po pret të shohë nëse Milani e ka seriozisht pavarësisht ofertave nga Benfica dhe Wolverhampton. Renato Sanches gjithashtu do të donte të bashkohej me kuqezinjtë. Milani tani duhet të zyrtarizojë rinovimet e Maldinit dhe Massara për të kuptuar më pas se cilat operacione do të mbyllen ”
Klasa e vitit 2001 ka një klauzolë lirimi prej 18 milionë euro, e cila do të rritet në 23.5 milionë nga e hëna e ardhshme. Lojtari, duke pasur parasysh interesin e Milanit, do të presë kuqezinjtë deri në fund të javës përpara se t’u japë dritën jeshile skuadrave të tjera të përfshira.
Duke folur dje në profilin e tij në Twitter, gazetari i ESPN Argjentina, Christian Martin raportoi lajmet më të fundit për Enzo Fernandez, mesfushorin e River Plate, i cili është gjithashtu i afërt me Milanin: “Sipas burimeve tona, Wolverhampton po afrohet më shumë me Enzo Fernandez. Klubi anglez do të përpiqet të paguani klauzolën dhe ta mare në Angli sa më shpejt të jetë e mundur.
Megjithate, sot nga Argjentina vjen nje lajm: “Enzo Fernandez ka refuzuar Wolves qe kishte paraqitur oferten zyrtare per te paguar klazuolen! Ai u tha atyre se dëshiron të qëndrojë dhe të luajë Libertadores me River Plate. Benfica dhe Milani janë të gatshëm të përmbushin kërkesën, të negociojnë me shifra më të ulëta se klauzola. Situata do të sqarohet së shpejti”