I ra lotaria 3.6 milionë paundëshe, gruaja lë burrin në prag të martesës

9 muaj më parë
I ra lotaria 3.6 milionë paundëshe, gruaja lë burrin në prag të martesës

Çiftet lidhet në martesë me premtimin e bukur ‘BASHKË DERI SA VD*KJA TË NA NDAJË’. Epo kjo me sa duket nuk vlen, por duhezt ndryshuar për të thënë ‘BASHKË DERI SA LEKU TË NA NDAJË’.

E i tillë është edhe rasti i një gruaja nga Britania, e cila fitoi një lotari prej 3.6 milionë paundësh. Një pjesë të parave ata e morën cash në dorë, ndërsa pjesën tjetër të parave do ta marrin në dorë për 30 vitet e ardhshme nga 10 mijë paund në muaj.

Një shumë shumë e madhe, aq e madhe sa nuk ke më nevojë të punosh për gjithë jetën mbase, e mund të udhëtosh me bashkëshortin në vende të bukura të botës, mirëpo zonja në fjalë nuk e do këtë.

Laura Hoyle, 40 vjeçe vendosi të lërë të dashurin e saj Kirk Stevens, 39 vjeç, dhe të jetojë e vetme në shtëpinë e bukur që ata kishin blerë së bashku.

Dyshja bashkëjetonte, teksa do të martoheshin shumë shpejtë. Stevens thotë se ata ishin mjaft të lumtur kur fituan çmimin, madje ai kishte zgjedhur edhe unazën për t’i propozuar për martesë, por në fund ajo e la.

Burri nuk mori asnjë pjesë të parave pasi bileta e lotarisë ishte blerë nga gruaja e cila e braktisi bashkëshortin kur fitoi.