I riu kthehet nga ushtria dhe shkon të surprizojë të dashurën i veshur si arush, e kap mat me një djalë tjetër (video)

1 vit më parë
I riu kthehet nga ushtria dhe shkon të surprizojë të dashurën i veshur si arush, e kap mat me një djalë tjetër (video)

Një incident i shkaktuar nga dashuria po bën xhiron e rrjetit. Një djalë i veshur si arush vendosi të surprizonte të dashurën e tij, por i ndodhi një pabesi e pakëndshme.

Kur u afrua, djali e gjeti partneren në krahët e një tjetri dhe për të fshehur lotët vendosi sërish maskën e u largua. Padyshim momenti më i keq në jetën e tij.

Nuk dihen detaje lidhur me ngjarjen, por disa përdorues të Reddit pohojnë se djali me uniformë është kthyer në shtëpi pas shërbimit ushtarak dhe ka dashur vetëm t’i bëjë surprizë të dashurës së tij.

Një përdorues i Reddit, pohoi se ishte mik i tij, duke shkruar: “Djali që e ka tradhtuar e dashura e tij është miku im i ngushtë. E nxora për një birrë. Ai vendosi të bënte një pushim nga marrëdhëniet”.

Kjo video ka bërë xhiron e botës dhe ka ngjallur diskutime të shumta në rrjet, ku sigurisht shumica i jepnin kurajo djalit dhe i thonë që më mirë vonë se kurrë dhe e dashura nuk e meritonte ta kishte në krah.

Pastaj komentet dhe kritikat për vajzën që bëri këtë akt kanë qënë të panumërta, ku nuk mungonin ofendimet ndaj saj dhe partnerit të ri.