I riu shqiptar thyen ligjin për të dashurën 57-vjeçare! Avokatja: Faleni! Janë shumë të dashuruar

2 muaj më parë
I riu shqiptar thyen ligjin për të dashurën 57-vjeçare! Avokatja: Faleni! Janë shumë të dashuruar

Emiliano Fejzo nuk ka fituar gara atletike si Luiza Gega dhe nuk ka marrë medalje. Megjithatë është rekordmen. Të paktën kështu i referohen mediat italiane shqiptarit 39-vjeçar, i cili është dëbuar jo pak, por 14 herë nga gadishulli apenin, megjithatë gjithmonë është kthyer.

Këtë thotë se e ka bërë nga dashuria për Alinën një 57-vjeçare ukrainase, e cila ka nevojë për përkujdesjen e tij. Së fundmi, gjykata italiane i ka dhënë të drejtë shqiptarit.

Historia e dashurisë Tv Klan ka kontaktuar me avokaten e shqiptarit, Sarah Dell’Accantera dhe ka mësuar detaje nga e historia e tij. Dashuria me Emilianos dhe Halyna-s ka nisur që para 22 vitesh. Ata janë takuar në Reggio Emilia dhe që prej vitit 2000 janë bashkë. Dashuria e tyre ka mposhtur kufijtë dhe moshën. Emiliano është 39 vjeç ndërsa Halyna, 57 vjeçe.

39-vjeçari Fejzo ka 27 vite në Itali. Ai ka punuar në ndërtim. Avokatja konfirmon se Fejzo është dëbuar për herë të parë nga prefektura në Reggio Emilia dhe herët e tjera nga gjykata. Në total, 14 herë!

“Ai është dëbuar për herë të parë nga prefektura dhe herët e tjera nga gjykata për një total prej rreth 14 herësh”, shpjegon avokatja Dell’Accantera.

Halyna vuan nga sëmundja e Parkinsonit që prej vitit 2013. Që prej asaj kohe, gjendja e saj është rënduar. Me lejen e Emilianos, avokatja na ka vënë në dispozicion dokumentin që sipas tyre vërteton sëmundjen e saj dhe njohjen e invaliditetit për të.

“Halyna është nga Ukraina. Ajo është e sëmurë nga Parkinson në vitin 2013 dhe sëmundja është rënduar gjithmonë e më shumë në vitet e fundit. Aktualisht i është njohur invaliditet prej 100% me pamundësi të përhershme/permanente punësimi. Sëmundja e saj është neurodegjenerative dhe vazhdon të përkeqësohet”, thekson avokatja.