I shënoi eurogol Galatasarait, Endri Çekiçi lojtari më i pafat në botë! Lë fushën e lojës në kulmin e tij

6 muaj më parë
I shënoi eurogol Galatasarait, Endri Çekiçi lojtari më i pafat në botë! Lë fushën e lojës në kulmin e tij

Dhimbjet e kokës sa vijnë e shtohen për Rejën. Sikur të mos mjaftonte fakti se Shqipëria do të zbresi thuasje me formacion të dytë në ndeshjet e fundit të muajit për Ligën e Kombeve, vjen një tjetër dëmtim.

Endri Cekici ka shënuar një euro gol para pak minutash ndaj Galatasaray. Pak më vonë mesfushori shqiptar do të provonte një tjetër perlë nga e njëjta distancë dhe u ndal vetëm nga shtylla.

Por në të 30 lojtari i Kombëtares ka pësuar një dëmtim dhe u zëvendësua menjëherë. Dyshohet për tërheqje muskulrae, por orët në vijim do mësohet saktësisht përse bëhet fjalë.

Frika është e madhe teksa po afrohen takimet e Shqipërisë, teksa Cekici ishte mes atyre pak lojtarëve në formë duke ditur se pjesa më e madhe nuk ka minuta apo janë të dëmtuar.

Kujtojmë se Çekiçi është një nga 24 lojtarët e thirrur nga Reja për ndeshjet në fund të muajit ndaj Izraelit dhe Islandës për Ligën e Kombeve.

Pogradecari ka bërë një sezon shumë të mirë der tani Ky është goli i dytë për 25-vjeçarin në pesë ndeshje të këtij sezoni, teksa Çekiçi na ka mësuar tashmë me të tilla realizime që pa frikë mund të konsiderohen si kryevepra.