Në fund të ndeshjes së fituar 3-1 nga Milani kundër Empolit, mbrojtësi i krahut kuqezi, Fodé Ballo-Touré (i cili me golin e tij të parë në Serie A e ktheu skuadrën e Piolit në avantazh në minutën e 93-të pas barazimit të Bajramit 1 minute me pare) donte të përfitonte nga intervista e Sky pas ndeshjes për t’ia kushtuar rrjeten e tij një personi të caktuar.
Lojtari franko-senegalez ka dashur t’ia kushtoje nënës së tij, duke rënë në një keqkuptim të bukur me intervistuesin. Kur gazetari e pyeti “kujt ia dedikon golin e sotem” Pergjigjia ishte epike: “Dua tia dedikoj mamit, mamit…” “Nënës tende?” ishte pyetja. Pergjigjia: “Po nenes tende…”
Te qeshura dhe sigurisht nje faktor pozitiv edhe ky! Sepse grupi e do shume dhe te gjithe kane postuar foto me te, ashtu si Tonali e ka vene ne loje me kengen “Ballo Ballo Ballo” te Rafaela Carra, teksa ka postuar edhe foton e festimit…
me at the consulate trying to renew my italian passport pic.twitter.com/JhQset6Ujy
— s (@statutos__) October 1, 2022
“Jam i lumtur, shume i lumtur! Punoj shume, stervitem shume, e meritoj kete gol, me ndodh edhe mua. Ndaj edhe qava sepse ishte dicka e papritur. Ka rendesi qe fituam dhe shenova. Maldini dhe Pioli me pergezuan pas ndeshjes”, tha mbrojtesi qe ishte thuajse i ikur ne Turqi ne ditet e fundit te merkatos por qendroi me pas.

Vetem pardje, Pioli i doli ne mbrojtje duke thene se ka besim te plote dhe se nese Ballo nuk luan eshtew sepse ka perpara nje fenomen si Theo Hernanez. “Kam pasur besim te Ballo dhe vazhdoj te kem. Eshte nje djale i shkelqyer, fakti qe nuk luan eshte sepse perpara tij ka Theo Hernandez jo nje dosido”, tha trajneri kuqezi.

Pas ndeshjes, Ballo Toure beri edhe postim me nje italishte pak te cuditshme. Por ideja ishte aty: “Eshte nje luf*te dhe per te ngrene duhet te vras*esh. Durim”. Ne fakt, nuk kuptohet shume por mesazhi duket i qarte!
Ballo Ballo Ballo da capogiro…#SempreMilan#EmpoliMilan #BalloToure pic.twitter.com/x2iv8f8whf
— I Rigori Col Rio Ave🟥⬛🇮🇹 (@disagiavolo) October 1, 2022