Një ngjarje shumë e trishtueshme ka ndidhur dje në qztetin e Gjakovës, ku një djalë i vogël 7-vjeçar ka ndërruar jetë.
Raportohet se shkak për këtë është bërë një shkëndijë elektrike që ka rënë në shtëpinë e tij. Djali po luante në një qosh të shtëpisë kur papritur ndodhi gjëma.
Ai u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve djali nuk mbijetoi, duke ndërruar kështu jetë në spitalin rajonal të Gjakovës.
Sipas njoftimit të autoriteteve ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ekyaktësisht kjo ngjarje, por dihet vetëm se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:20.
Njoftimi
“Mrëmë rreth orës 19:20 është pranu informacioni nga Spitali Rajonal i Gjakovës se viktima i gjinisë mashkull i lindur në vitin 2015 kishte pasur kontakt me energji elektrike…
Më pas nga spitali është marrë informata që fëmija ka ndërruar jetë dhe trupi i tij është dërguar për obduksion në IML”.