Lumturia dhe entuziazmi i fitimit te Scudettos nuk do të mbarojnë në muajt në vijim. Ky sukses do të mbetet përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e tifozëve dhe ekipit. Objektivi final u arrit mes skepticizmit të shumë njerëzve, por Milani ka treguar se është kthyer i fortë dhe konkurrues.
Ka kaluar gati një javë nga fitimi i titullit të kampionit të Italisë, por përmbajtja për atë ditë fantastike vazhdon dhe do të vazhdojë të qarkullojë. Sot, për shembull, pesë ditë më vonë, AC Milan bëri publike një video vërtet të bukur, të realizuar menjëherë pas fitores në Reggio Emilia.
Një videor krejt origjinale, e cila me siguri do t’i buzëqeshë dhe emocionojë tifozët e shumtë kuqezi. Pamjet e publikuara në kanalet sociale të klubit tregojnë skuadrën në autobus pas udhëtimit, duke u kthyer në Casa Milan.
Është Zlatan Ibrahimovic, i cili gazetar i improvizuar, interviston lojtarët dhe bashkëlojtarët e Milanit një nga një. Nga Leao, te Brahim Diaz, Tomori. Më pas kalon te Giroud, Saelemakers, Theo Hernandez dhe në fund Stefano Pioli.
Protagonistët e mëdhenj të këtij suksesi të papritur dhe të mahnitshëm. Sipas fjalëve të shumë Rossonerëve, ka një që ngjit deklaratat e ndryshme. “Te lumte”. Po, urime kësaj skuadre që mundi të ngrihej pas çdo rënieje, duke besuar vetëm në forcën e saj dhe në vlerësimin e pakufi të tifozëve të saj.
Më poshtë është videoja që tregon Ibrahimovic duke intervistuar shokët e tij të skuadrës. Ai e nis nga Leao duke thene se “Njeriu yne, fenomeni yne, e ardhmja e Milanit. Njeriu me vendimtar. Eshte vetem fillimi mik, kembet ne toke dhe puno me shume”.
Leao ia kthen: “Jam shume i kenaqur dhe ju falenderoj te gjitheve per kete arritje. Jam shume krenar”. Me pas Ibra kalon te Tomori qe e quan “Tom” dhe fokusohet te fakti “mberriti pa presion ne Itali dhe pa ditur gjuhen, por ishte si nje perbindesh, i shpejte si nje Leopard. Mik, djem, njeriu yne Tom. Nje duartrokitje djem”.
“Faleminderit te gjitheve, nuk dua te flas shume. Jemi kampione dhe forza Milan”, u shpreh Tomori. Me pas, Zlatan kalon te Giroud: “Tani numri yne 9 i madh. Perpara se te vinte Oli numri 9 ishte tabu. Por Giroud i yne shkaterroi gjithcka. Komplimente sepse sot dy gola. Gjithmone i pranishem dhe i bukur”.
Nis kori “Ole GIroud”… “O djem, vetem nje gje, kete trofe do ta cojme ne krahun e mire te Milanos! Daiiiiiii. Pjesa kuqezi e Milanos”. Nje duartrokitje edhe per Ibrahim Diaz, qe i kthehet Zlatanit: “Ibra, akoma se mesove emrin tim… Dua tiu falenderoj te gjitheve, stafit, Paolo, Massara dhe Ivan”.
Me pas, radha e Alexis Saelemaekers, Ibra flet: “Alex, fituam kampionatin me nje gol te tij, te vetmit qe ka bere. Nje duartrokitje e madhe. kur te njoha ishe nje femije, pas 1 viti qe erdhe direkt rritje rroge dhe u bere nje tip. Nuk kuptova asgje… Bere sakrifica dhe meriton”.
“Te pelqen se si kendoj keshtu qe po nisim… Forzza Lotta Vinceraiiii Non ti lascaremo mai…”, kthehet belgu qe ndez korin brenda autobusit. Me pas radha e Theo Hernandez: “Gol i vitit dhe cdo ndeshje permiresohet. Vetem qielli eshte kufiri i tij”.
“Faleminderit te gjitheve. Jemi ekip i pabesueshem. Sot kush iken perpara ores 8 te mengjesit nga festa do gjobitet (qesh)…”, u shpreh Theo teksa grupi argetohet. “Campeonesssssss” bertet francezi.
Ne fund, Pioli: “Faleminderit djem! Nuk do te kishte qene e mundur te isha trajner fitues pa nje grup special sic ishit ju dhe ne. Ju falenderoj se me rritet si trajner dhe njeri. Beme dicka te pabesueshme dhe ju uroj te gjitheve. Faleminderit vertet”…
📺 Z-TV 📺@Ibra_official in journalist mode on our way back from Reggio Emilia with the Scudetto 🎙️
Zlatan intervista i Campioni d’Italia 🎙️#AlwaysWithYou ❤️🖤 pic.twitter.com/mnsWYUd4MI
— AC Milan (@acmilan) May 27, 2022