Ibrahimovic, kontrata simbolike: si funksionon, hipoteza dhe precedentët!

8 muaj më parë
Ibrahimovic, kontrata simbolike: si funksionon, hipoteza dhe precedentët!

Koha për rinovime dhe largime, për blerjet dhe negociatat e reja për të vazhduar. Merkato zyrtarisht nis me 1 korrik por sigurisht qe manovrat kane nisur prej kohesh, ashtu si edhe bisedimet me klube, agjente dhe futbolliste.

Paolo Maldini mori siguri nga pronari i ri Gerry Cardinale, themeluesi i RedBird Capital Partners. Milani do të mund të operojë në merkato me një farë lirie, edhe nëse nuk do të jetë e lehtë të miratohen shpenzime të çmendura. Por do të fillohet me rinovimet më të afërta: atë të shumëpriturin nga Rafael Leao…

Më pas është situata e Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi gati 41-vjeçar do të shohë që kontrata e tij vjetore me Milanin të përfundojë brenda pak ditësh, më 30 qershor. Për ta komplikuar situatën, operacioni në gju i kryer nga Ibra pak javë më parë, me një prognozë të tmerrshme: të paktën 6-7 muaj pushim para se ta shohim sërish në fushe…

Një gjë është e sigurt. Në këtë moment Ibrahimovic ka hequr çdo hipotezë për terheqje nga futbolli. Sulmuesi i Milanit nuk e ka humbur stimulin për fushat e lojës dhe për kompeticionet e nivelit të lartë. Ai gjithashtu ka rikthyer Scudetton te kuqezinjtë pas saktësisht 11 vitesh, por në të njëjtën kohë do të dëshironte të luante Champions League si protagonist.

Sot Corriere dello Sport foli për një hipotezë qe Milani do të studionte për të rinovuar Ibrahimovicin në funksion të sezonit të ardhshëm. Paolo Maldini ka thënë gjithmonë: “Zlatan do të vendosë drejtpërdrejt për të ardhmen e tij, nga ana jonë jemi te hapur dhe ne presim vendimin e tij”. Por është e qartë se, në kushtet aktuale, kuqezinjtë nuk mund t’i ofrojnë një kontratë ultra-milionere suedezit, i cili nuk do të kthehet në fushë para janarit 2023.

Opsioni inovativ quhet një kontratë simbolike. Praktikisht, Milani mund t’i propozojë Ibrahimovicit që të mos ketë një pagë fikse neto deri në qershor 2023, por të paguhet për çdo prani zyrtare që arrin të bëjë në sezonin e ardhshëm. Një ide që në fakt ka rrënjë mjaft të largëta.

Ideja e kontratës simbolike lindi, sipas burimeve të ndryshme, në fund të viteve 1960. Pikërisht atëherë Napoli nënshkroi atë kohë 35-vjeçarin Kurt Hamrin, një qendërsulmues historik suedez, i cili në të kaluarën kishte luajtur dhe fituar me fanellën e Milanit. Presidenti Corrado Ferlaino e donte me çdo kusht sulmuesin për Napolin e tij, por vendosi t’i ofronte atij një marrëveshje bazuar në çdo lojë që luante.

Ferlaino e ka bindur veteranin Hamrin me këtë lloj marrëveshjeje: 1 milion lireta për çdo garë zyrtare të luajtur në kampionat. Në vitin e parë nuk rendoi arkat e Napolit, pasi kampioni suedez u kufizua vetëm në pesë paraqitje sezonale. Viti i dytë shkoi më mirë për Hamrin, në të cilin, duke kapërcyer problemet fizike, luajti jo më pak se 17 ndeshje me dy gola.

Ndoshta do të jetë ndryshe për Ibrahimovic, i cili gjithashtu mund të përfitojë nga bonuset ekskluzive brenda kontratës së tij atipike, si dhe shpërblimi i dukshëm për çdo garë të luajtur. Tani topi i shkon suedezit, i cili do të duhet të vlerësojë nëse do ta pranojë këtë hipotezë të pjesshme apo do të vë bast për një kontratë klasike me Milanin deri në qershor të 2023.