IDEJA E FUNDIT E MOURINHOS: Kumbulla përdoret për shkëmbimin e bujshëm me lojtarin më të kërkuar në Serie A

8 muaj më parë
IDEJA E FUNDIT E MOURINHOS: Kumbulla përdoret për shkëmbimin e bujshëm me lojtarin më të kërkuar në Serie A

Tani që merkato ka filluar realisht, priten zhvillime të bujshme në tregun e merkatos, për sa i përket futbollistëve të Kombëtares shqiptare.

Së fundmi në mediat italiane ka dalë në skenë një shkëmbim i mundshëm mes mbrojtësit të Torinos, Bremer, që është një ndër më të lakuarit në merkato dhe futbollistit shqiptar Marash Kumbulla.

Ka gjasa që Bremer ti bashkohet Romës, ky transferim mund të shkaktojë një efekt domino, me Marash Kumbullën, që mund të kalojë te Torino, duke gjetur aty kapitenin e Kombëtares, Etrit Berisha.

Mbrojtësi shqiptar pëlqehet nga trajneri Ivan Juriç, i cili kërkon ta ketë Kumbullën në skuadër dhe e njeh atë që nga koha kur e bëri ta famshëm kur drejtonte Veronën.

Normalisht që përveç Kumbullës, Roma duhet të derdhë në arkat e Torinos dhe një shumë parash, për shërbimet e Bremerit, që është padyshim një nga futbollistët më të spikatur të sezonit që sapo lamë pas.

Roma s’do ta ketë aspak të lehtë për Bremer është në garë të fortë edhe Interi që është i gatshëm të ofrojë 35 milionë euro për kartonin e tij.