Igli Tare i parakalon të gjithë në garën për Brojën, ja propozimi i shqiptarit për patriotin e tij

8 muaj më parë
Igli Tare i parakalon të gjithë në garën për Brojën, ja propozimi i shqiptarit për patriotin e tij

Armando Broja është një emër që po qarkullon fuqishëm ditët e fundit në Serie A. Për “bomberin” kuqezi kanë shfaqur interesim shumë klube në Itali, mbi të gjitha Napoli.

Të bindur nga Edy Reja, blutë e Spallettit e kanë vendosur prej kohësh në krye të listës së dëshirave. Inter, Milan, e Atalanta janë klube që gjithashtu u përfolën në tregun e transferimeve por pa detaje konkrete, vetëm informacione.

Së fundmi sipas mediave italiane, në skenë ka dalë edhe Lazio. Igli Tare, drejtori sportiv i klubit kryeqytetas, është futur në lojë.

Sigurisht Tare nuk mund të mungonte në një rast të tillë, njeh Brojën dhe ambientin më shumë se të gjithë. Lazio kërkon Brojën në formë huazimi me të drejtë blerje.

Igli Tare i parakalon të gjithë në garën për Brojën, ja propozimi i shqiptarit për patriotin e tij

Gjithnjë sipas mediave italiane, Tare ka kërkuar informacion zyrtare te klubi i Chelsea për të kuptuar nëse ekziston mundësia për të transferuar yllin kuqezi.

Armando Broja është një nga emrat më të lakuar këtë merkato dhe ende nuk dihet saktësisht se cfarë do të ndodhë me të ardhmen e shqiptarit. Vlera e tij është rritur sërish së fundmi. Herën e fundit kushtonte 18 milionë euro, sipas Transfermarkt tani vlera e shqiptarit është 22 milionë euro.