“Ik o plaku Mere, kur flet ti për korrupsion si djalli të dojë parajsën”, Balla i kacafytet si gjel Berishës

3 muaj më parë
“Ik o plaku Mere, kur flet ti për korrupsion si djalli të dojë parajsën”, Balla i kacafytet si gjel Berishës

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka replikuar dhe folur me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili akuzoi qeverinë e majtë për korrupsion dhe afera të mëdha.

Duke iu drejtuar ish-kryeministrit, Balla tha se “të flasë Berisha për korrupsionin, është si të flasë djalli për mëkatet e veta”. Nga foltorja e Kuvendit, Balla preku çështjen e financimit rus të dyshuar për Partinë Demokratike, duke kërkuar që Gjykata e Lartë të zhbëjë vendimin për mbylljen e çështje.

Pjesë nga deklarata e Ballës: Ikë, plaku Mere, me gjithë tespie dhe tosum baç, kur dëgjon Saliun të flasë për korrupsionin është njësoj sikur të dëgjosh djallin të flasë për mëkatet. Sot humbi një tjetër mundësi të fillojë të flasë për mëkatet e veta.

“Para se të filloj të flas e ndjej të them dy fjalë për një çështje që ka rimarrë vëmendje, që lidhet me çështjen shumë të rëndësishme, të depërtimit të financimit të Rusisë ose të dyshimeve në rastin e partive politike, mediave, dhe t’ju them të drejtën, shumë prej jush këtu, dhe plaku Mere që sapo iku, kur unë e kam ngritur këtë çështje një 2017, me dhjetra herë edhe Mondi edhe Gjekmarkaj, thoshit ia fut kot.

“Vlerësimi im është që ne nuk jemi imunë. Shpresoj që gjykata e lartë ta zhbëjë një veprim të padrejtë të gjykatës, se me gjyqtarin me inicialet L.S keni mbyllur çdo çështje ju Mondi. Edhe çështjet e pista të Saliut me këtë i keni mbyllur.

“Për t’ju marrë populli seriozisht duhet të bëni një gjë, lerjani drejtësisë. E bëra këtë ndërhyrje për të thënë që është koha që ne të ndërmarrim të gjitha nismat për punën në komisionin e reformës, te ligji për financimet.

“Jo vetëm Shqipëria, edhe Mali i Zi, në Bosnje Hercegovinë, partia e të shpallurit non-grata. Do vi një ditë që do hani njëri-tjetrin. Tani po hani njëri-tjetrin në studiot televizive. Saliu dhe salinjtë po bërtasin më shumë për këtë çështje.