I biri i Ilir Dajës, Glen Daja, është zyrtarisht ndihmës-trajneri i Ballkanit. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi kosovar me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Glen Daja ka punuar gjithashtu dhe si trajner moshash në disa akademi në Tiranë. Gjithashtu Ballkani ka konfirmuar dhe në rolin e video analistit, Ardi Kabashin.
Ilir Daja ka folur pas suksesit të madh në Conference League me skuadrën e Ballkanit. Trajneri i njohur kryeqytetas tregoi emocionet e asaj sfide, si dhe u ndal te Skënderbeu i artë, Partizani dhe në fund te Kombëtarja.
A do të bëhet trajner i kuqezinjve? Për këtë Daja ka një përgjigje të sinqertë, që ç’është e vërteta s’e fsheh dëshirën që një ditë të jetë në krye të Kombëtares. Në një lidhje direkte me Oversport, ai u shpreh:
Do thyeni rekordin e Skënderbeut? Skënderbeu ishte një skuadër shumë e mirë, që reflektonte vlerat e qytetit dhe drejtuesve. Kemi grumbulluar 5 pikë në grup atëherë, por edhe me Ballkanin po përjetojmë të njëjtën gjë. Kemi lojtarë që kanë fituar dhe u thashë që duhet të nisim gjithçka ka fillimi me Ballkanin.
Gati për kombëtaren? Ëndrra e çdo trajneri është që të drejtojë kombëtaren. Nuk mund të filozofoj, për sa kohë nuk kam qenë asnjëherë kandidat”, përfundoi Daja.