Ilir Meta ka publikuar dy foto të realizuara në intervale të ndryshme kohore, në të cilat vërehet qartë sesi gjelbërimi në një zonë të Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës është zëvendësuar nga pallatet e ndryshme ndër vite.
Me një postim në rrjetet sociale, kryetari i Partisë së Lirisë shprehet se qeveria aktuale ndryshe përkthehet ‘shka.të.rrim’ i gjelbërimit, i shtetit, ligjshmërisë dhe i shpresës.
Meta ka cituar edhe një thënie të poetit gjerman, Bertolt Brecht, i cila ka thënë se kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë.

Në 30 vitet e fundit, Parku i Liqenit Artificial në Tiranë është tkurrur nga të gjitha anët, është ndërtuar dhe një pjesë përvetësuar në pronë private.
Me vendime qeverish, urdhra ministrash dhe kryetarë bashkish, mushkëria e Tiranës është asfiksuar nga betoni, shkruan më tej ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Para vitit 1990, parku ku ishte një hapësirë e bukur, e gjelbër, e paprekur në një kodër të bukur në vazhdim të kryeqytetit, sot çfarë ka mbetur nga parku është fshehur nga pallatet e larta prej betoni me arkitekturë të shëmtuar.